Ambasadorja gjermane: Në mënyrë aktive po përgatitet korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Ambasadorja gjermane: Në mënyrë aktive po përgatitet korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 16:56
Maqedoni dhe BE

Ballafaqimi i përbashkët me Covid-19 dhe zgjerimi i përgatitjes së kornizës për negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut janë prioritetet kryesore të Presidencës gjermane me Këshillin e Bashkimit Evropian deri në fund të vitit 2020, të paraqitur sot në seancën e 79-të të Qeverisë nga Ambasadorja gjermane në vend, Anke Holstein,.

“Është veçanërisht e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut që një pjesë e veçantë e programit t’i kushtohet politikës së zgjerimit të BE-së me një perspektivë të besueshme të pranimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor si një interes i përbashkët si për rajonin ashtu edhe për BE-në. Në këtë drejtim, korniza e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë po përgatitet në mënyrë aktive, duke marrë parasysh metodologjinë e re të zgjerimit, ndërsa sipas Gjermanisë, korniza e negociatave nuk duhet të komplikohet nga çështje bilaterale që mbeten për t’u zgjidhur midis vendeve në fjalë”, theksoi ambasadorja gjermane në vend.

Kryeministri Oliver Spasovski theksoi faktin që një ditë pasi Gjermania mori përsipër presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, u njoftua korniza e negociatave të BE-së me vendin tonë, ndërsa me këtë tregoi se ky vend vazhdimisht po bën hapa të mëdhenj dhe merr vendime kryesore.

“Ne presim dhe besojmë se deri në fund të presidencës suaj me Këshillin e Bashkimit Evropian do të mbahet Konferenca e parë ddërqeveritare, e cila do të shënojë fillimin zyrtar të negociatave midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, dhe në këtë drejtim, inkurajon dhe deklarata e Kancelares Merkel se ky është qëllimi i Gjermanisë”, tha Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat