“Siniçan”, takimi në qeveri pa marrëveshje - Bota Sot
“Siniçan”, takimi në qeveri pa marrëveshje

Maqedonia

“Siniçan”, takimi në qeveri pa marrëveshje

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 21:43
Albon Xhemaili

Vazhdon të mos ketë zgjidhje kontesti për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Siniçan. Takimi mes kryeministrit teknik Oliver Spasovski dhe kryetarit të Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili ka përfunduar pa marrëveshje konkrete. Para fillimit të takimit kryetari i Bogovinës ishte optimist se punimet për ndërtimin e ujësjellësit do të rifillojnë sonte ose më së voni nesër, por pasi doli nga ekzekutivi  u kuptua se gjetja e një zgjidhje të pranueshme për të gjithë do të marrë më shumë kohë. Xhemaili tha se për zgjidhjen e këtij problemi duhet vetëm të ketë vullnet nga të gjithë  pasi makineritë dhe gjithçka tjetër të nevojshme e ofron Komuna dhe banorët. Këta të fundit, si thekson Xhemaili, mund të hynë edhe në grevë urie, nëse nuk gjendet një zgjidhje e shpejtë.

Kryeministri kërkoi që të diskutojë me ministrat si kabinet dhe do të më informojnë. 01:50 Unë prapë insistoj që banorët e mi kanë ngelur pa ujë për pije dhe kërkoj të zgjidhet sa më shpejt kjo situatë. Nëse shkojmë me projekt, kërkohet  projekt në këtë gjendje alarmante në kohë pandemie, projekti do të zgjasë, duhet një zgjidhje e menjëhershme, shpresoj se brenda këtyre ditëve do të kemi një përgjigje pozitive.”- deklaroi Albon Xhemaili- kryetar i Bogovinës.

Burime të televizionit Alsat brenda Qeverisë thonë se kryeministri teknik Spasovski ka potencuar prerazi se zgjidhje do të ketë vetëm nëse ofrohet një projekt dhe sigurohet leje, edhe sikur të njëjtat të jenë të përkohshme. Madje, Alsat mëson se nga Qeveria kanë shprehur gatishmëri që nëse Komuna nuk mund të hartojë një projekt, të ia ofrojnë një të tillë. Nga ekzekutivi përmes një komunikatë thonë se ….


“Qeveria është e përcaktuar të gjejë zgjidhje për problemin aktual lidhur me ujin e pijshëm për banorët e fshatit Siniçan si dhe për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate për furnizim me ujë të të gjitha fshatrave në Komunën e Bogovinës. Do ti shqyrtojmë të gjitha mundësitë juridike dhe ligjore për veprim efikas dhe dialog të hapura me banorët- njoftuan nga Qeveria. 

Ndaj kryetarit të Bogovinës një ditë më parë u ngrit padi penale, për “veprim të papërgjegjshëm” gjatë detyrës zyrtare, respektivisht për nisje të punimeve për ndërtim të ujësjellësit , pa siguruar dokumentacionin e nevojshëm. Sot ai tha se nuk shqetësohet për paditë, por për faktin që banorët e tij nuk kanë ujë të pijshëm.

“ Në fakt nuk shqetësohem fare nga padia penale që kanë ngritur organet e policisë. Mua më shqetëson vetëm fakti që banorët e mi nuk kanë ujë për pije- tha Albon Xhemaili- kryetar i Bogovinës

Banorët e fshatit Siniçan edhe sot nuk e ndërprenë protestën e tyre pavarësisht motit me shi. E gjitha kjo situatë u krijua kur ata me përkrahje të Komunës filluan punimet që të furnizohen me ujë nga burime, për të cilat banorët e Urviqit thonë se u takojnë atyre. Me tensionimin e situatës në vendngjarje tashmë disa ditë janë të pozicionuara edhe uniformat e policisë të cilët nuk lejuan vazhdimin e punimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat