Spasovski: Asnjëherë mos të përsëritet moti i lig që para katër viteve e kaploi Shkupin

Maqedonia

Spasovski: Asnjëherë mos të përsëritet moti i lig që para katër viteve e kaploi Shkupin

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 18:44
Foto Ilustrim

Kryeministri Oliver Spasovski sot në profilin e tij në Fejsbuk porositi që asnjëherë mos ta harrohet dhe të mos përsëritet moti i lig, i cili para katër viteve e kaploi Shkupin.

“Me pikëllim përkujtohemi në ditën e sotme, kur para katër viteve Shkupi është goditur nga moti i lig, që shkaktoi përmbysje në fshtrat Stajkovci, Smillkovci, Hasanbeg dhe Haraçinë, me ç’rast jetën e kanë humbur 22 bashkëqytetarë tanë. Sot jeta në këto fshatra të Shkupit është kthyer në normalitet, për çka dëshmojnë rrugët e asfaltuara, shtretërit e pastruara të lumejve dhe rrjeti i ri ujësjellës, ndërsa qytetarët edhe sot flasin për ndihmën e ofruar, për heroizimin dhe solidaritetin, që janë demonstruar nga ana e qytetarëve tanë nga tërë shteti”, ka shkruar Spasovski.

“Asnjëherë mos të harrohet, asnjëherë mos të përsëritet!, porositi Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat