Takohen Ahmeti-Mickoski, bisedohet për formimin e shumicës parlamentare

Maqedonia

Takohen Ahmeti-Mickoski, bisedohet për formimin e shumicës parlamentare

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 19:51
Ahmeti-Mickoski

Sot u zhvillua një takim midis liderëve të partive të BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së, Ali Ahmetit dhe Hrisijan Mickoski.

Të dy liderë po mundohen që të krijojnë shumicën e nevojshme parlamentare për një mandat dhe një qeveri të re.

Takimi midis Mickoski dhe Ali Ahmeti, siç informohet nga qarqet e partive, zgjati më shumë se një orë, ndërsa është zhvilluar në Kuvendin e Maqedonisë. Tema ka qenë formimi i një koalicioni që do të formojë qeverinë e re.

Pasi Dimitar Apasiev, udhëheqësi i së “Majtës”, njoftoi publikisht se dy deputetët e asaj partie do të mbështesin OBRM-PDUKM-në për përbërjen e një qeverie të re, megjithëse nuk do të kërkojnë pjesëmarrje në të, Mickoski sot u takua me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.

Nëse Mickoski siguron mbështetje nga e Majta dhe BDI, OBRM-PDUKM do të ketë 61 deputetët e nevojshëm me mbështetjen e tyre, të mjaftueshme për një mandat dhe një qeveri të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat