Përvjetori i vërshimeve në Hasanbeg, tmerr dhe frikë për vërshime të reja

Maqedonia

Përvjetori i vërshimeve në Hasanbeg, tmerr dhe frikë për vërshime të reja

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 10:47
Hasanbeg

“6 gushti është datë e hidhur, për banorët e Hasanbegut. Janë bërë 4 vite nga ngjarjet tragjike në këtë vend, ku humbën jetën 22 persona, ndërsa edhe pas kërkimeve të shumta nuk u arrit të gjendej foshnja 16 muajshe, Elifeja. Poashtu janë shkaktuar edhe pasoja të shumta materiale, ku u shkatërruan shumë toka bujqësore dhe u dëmtuan shumë shtëpi. Hasanbegut pas vërshimeve i erdhën në ndihmë shtete të ndryshme të rajonit dhe pjesën më të madhe të dëmit material e kompensuan ata. Për koincidencë edhe sot është mot me shi dhe rrugët janë të mbushura me ujë, si pasoj e shiut që po bie tashmë 3 ditë”.

Nën ombrellën e reshjeve të vazhueshme të shiut, shënohet 4 vjetori i vërshimeve që ndodhën në Hasanbeg dhe Stajkovcë, ku moti i lig la pasoja të shumta në njerëz si dhe dëme material. Mbi 5000 familje kishin pësuar dëme të mëdha, ose shtëpitë u ishin bërë të pabanueshme, ndërsa mbi 600 hektarë tokë bujqësore u shkatërrua tërësisht. Ndërkaq, personat që ndërruan jetë ishin nga rajonet e fshtrave Hasanbeg, Stajkovc, Smillkovë dhe Haraçinë. Viktima më e re në moshë, ishte Elifi, vetëm 16 muajshe, trupi i së cilës edhe sot e kësaj dite ende nuk është gjetur. Ndërkaq, së bashku me të kishte dnërruar jetë edhe babai i saj. Furkani bashkë me gruan dhe Elifin, ditën e vërshimeve ishin nisur për ngushllime tek disa familjarë. Deri sa po ktheheshin në shtëpi shiu i rëmbyeshëm kaploi edhe veturën e tyre, ndërsa me shumë vështirësi kishte arritur të shpëtoj vetëm nëna e Elifit.

Për të gjithë banorët e këtij rajonit kujtimet e asaj nate nuk do të mund t’i harrojnë kurrë, të cilët nëpër sytë e tyre i kishin humbur familjarët, i kishin parë tek sa shtëpitë e tyre po i kaplonte uji dhe ishin krejtësisht duarkryq, pasi nuk mund ti dilnin mbanë katastrofës natyrore që ju kishte ndodhur. Përndrsyhe, ende sot e kësaj dite shteti nuk ka dalë me ekspertizë se çfarë e shkaktoi vërshimin dhe asnjë institucion nuk ka marrë përgjegjësi për insfrastrukutën e dobët në këtë pjesë të Shkupit që vetëm ia ka lehtësuar rrjedhën ujit. Përgjigja e vetme e autoriteteve ka qenë se kjo është një fatkeqësi natyrore.

Gjatë 24 orëve më 6 gushtin e vitit 2016 në Shkup kishin rënë 92,9 litra shi në një metër katror, ndërsa gjatë dy orëve të para nga fillimi i motit të lig ka pasur mbi 800 vetëtima.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat