Filipçe: Përgatitemi për valën e re të virusit, s’ka mungesë të specialistëve

Maqedonia

Filipçe: Përgatitemi për valën e re të virusit, s’ka mungesë të specialistëve

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 14:39
Filipçe

Forcimi i kapaciteteve spitalore, për testim të shpejtë, rritja e kuadrit mjekësorë janë disa nga hapat që Ministria e Shëndetësisë do t’i ndërmerr në kuadër të përgatitjeve për një valë të re të mundshme të virusit korona në vjeshtë.

Ministri i Shëndetësisë Venko FIlipçe në një deklaratë për Alsat thotë se vijon edhe ndërtimi i spitaleve modulare në 16 komunat e vendit.

FILLIMISHT I PËRGATISIM 16 “COVID QENDRA” SIPAS SHEMBULLIT TË SPITALIT MODULAR AFËR KLINIKËS INFEKTIVE QË TË RRITET NUMRI I SHTRETËRVE SPITALOR NË TË GJITHË SPITALET NË SHTET. DHE NË TËRËSI TË VEÇOHEN KËTO PACIENTË ME COVID. NË TË GJITHA KËTO 16 COVID QENDRAT TË KETË EDHE DIAGNOSTIKIM TË SHPEJTË. QË TË DIHET MENJËHERË PAS PRANIMIT NËSE PACIENTI ËSHTË BARTËS OSE JO I VIRUSIT. QË TË DUHET NË ÇFARË DREJTIMI TË ECET. MË PAS BISEDË ME 30 MJEKËT E RI TË LICENCUAR KU PJESA MË E MADHE E ATYRE QË MORËN LICENCËN PARA DISA KOHE, PRANUAN QË TË PUNOJNË ME KOLEGËT E TYRE MË TË MOSHUAR”-POHOI VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat