Maqedoni: Në vitin 2019 rritet numri vdekjeve, bie numri lindjeve - Bota Sot
Maqedoni: Në vitin 2019 rritet numri vdekjeve, bie numri lindjeve

Maqedonia

Maqedoni: Në vitin 2019 rritet numri vdekjeve, bie numri lindjeve

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Në 25 vjet, rritja natyrore në vend ka rënë nga 1.5736, në minus 601 persona, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror për Statistika (ESHS). Në vitin 1994, 15.736 njerëz kanë lindur më shumë se sa vdiqën, ndërsa vitin e kaluar 601 më pak persona lindën se se vdiqën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat e publikuara nga ESHS për lëvizjen e popullsisë natyrore në 2019, të publikuar një javë më parë, tregojnë një rënie të vazhdueshme të rritjes natyrore në 25 vitet e fundit. Nëse në vitin 1994 ishte 1.5772 persona, për pesë vjet deri në vitin 1998 ra në 1.0011 persona, domethënë u ul me rreth 5.000. Të dhënat tregojnë se në vitet në vijim rritja natyrore ulet gradualisht që vitin e kaluar të jetë negative dhe të ketë më shumë vdekje se sa persona të lindur.

Gjatë kësaj periudhe, numri i lindjeve u ul nga 31.421 njerëz në 1994, në 1.9845 vitin e kaluar (2019), që është një rënie prej rreth 11 mijë lindjesh. Në të njëjtën kohë, numri i vdekjeve është rritur me rreth 5.000, nga 15.649 në 1994 në 20.446 vitin e kaluar.

Sipas ESHS-së, numri i lindjeve në zonat urbane është 11.772 fëmijë ose 59.3 përqind e numrit të përgjithshëm të lindjeve, kundrejt 8.073 lindjeve ose 40.7 përqind në zonat rurale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat