OBRM-PDUKM: A qëndron Vice Zaev prapa veturave të djegura në Shkup? - Bota Sot
OBRM-PDUKM: A qëndron Vice Zaev prapa veturave të djegura në Shkup?

Maqedonia

OBRM-PDUKM: A qëndron Vice Zaev prapa veturave të djegura në Shkup?

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 15:44
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM sot përmes një deklarate kanë akuzuar Vice Zaevin, vëllaun e Zoran Zaevit se qëndron prapa djegies së veturave në Shkup.

“A është aktivizuar edhe në Shkup Vice Zaev?! A është Vice Zaevi, vëllai i Zoran Zaev, për të cilin kemi dëgjuar se ai po jepte udhëzime, se cilët automjete të digjen në Shkup?! Nëse bandat e qeverisë po marrin frymë dhe nëse një luftë e re mafioze po zhvillohet prapa skenave”, pyesin nga OBRM-PDUKM.

Nga atje theksojnë se Shkupi po bëhet përsëri si Bejrut.

“Shkupi po bëhet përsëri si Bejrut. Makina të djegura kudo, ndërsa LSDM-ja nuk reagon përmes institucioneve, të cilat janë akoma nën kontrollin e tyre. Kjo tregon vetëm se ose mafia vepron nën komandën e tyre ose se nuk janë të aftë të merren me llogaritjet e zakonshme kriminale që ndodhin para hundës së tyre”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se siguria në qytetin e Shkupit është në një nivel mjaft të ulët, ndërsa askush nuk është përgjegjës për këtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat