​Katër viktima dhe 85 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore - Bota Sot
​Katër viktima dhe 85 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

​Katër viktima dhe 85 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 85 raste të reja nga 1188 teste të bëra, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik.

Më shumë raste ka në Shkup-32, Kumanovë 9, Shtip 9, Kërçovë 7, Gostivar 7, Kavadar 6, etj.

Katër persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, një 72-vjeçar dhe një 84-vjeçar nga Shkupi, një 62-vjeçar nga Gostivari dhe një 66-vjeçar nga Shtipi, teksa 45 pacientë janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë me COVID-19, në Maqedoninë Veriore janë diagnostikuar 11.839 persona, prej tyre 7.664 janë shëruar, 527 pacientë kanë humbur jetën dhe 3648 raste janë ende aktive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat