Ahmeti fton në takim të përbashkët Selën, Gashin, Kasamin dhe Thaçin - Bota Sot
Ahmeti fton në takim të përbashkët Selën, Gashin, Kasamin dhe Thaçin

Maqedonia

Ahmeti fton në takim të përbashkët Selën, Gashin, Kasamin dhe Thaçin

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 16:03
Ali Ahmeti

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate ka njoftuar opinionin për thirrjen publike për një takim mes liderëve të partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Në emër të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 15 korrik 2020, kemi nderin t’ju ftojmë në takim të përbashkët të tryezës së partive parlamentare shqiptare”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Në takim janë të ftuar kreu i Alternativës, Afrim Gashi, ai i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, si dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Në kumtesë thuhet se takimin do të realizohet në ditën e përvjetori të Marrëveshjes së Ohrit, respektivisht të enjten.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat