Ministria e Shëndetësisë deklarohet për protokollet arsimore - Bota Sot
Ministria e Shëndetësisë deklarohet për protokollet arsimore

Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë deklarohet për protokollet arsimore

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 16:05
Zoran Zaev

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë mëngjesit të sotëm është realizuar takim në Komisionin për sëmundje ngjitëse me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku u diskutua për protokollet shëndetësore për realizim të mësimit, si dhe fillimin e mundshëm të mësimit nga 1 shtatori.

“Komisioni për sëmundje ngjitëse i ka përgatitur masat për mbrojtje dhe protokollet e nevojshme që duhet të zbatohen për mbrojtje të fëmijëve dhe arsimtarëve gjatë procesit arsimor, sërish vendimi final për fillim të vitit shkollor dhe mënyrës së realizimit të mësimit është në kompetencë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencë. Bisedimet do të vazhdojnë nesër”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Përndryshe, sot konsiderohej se është afati përfundimtar për miratim të protokolleve, pasi më 1 shtator u paralajmërua se do të fillojë viti shkollor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat