​Një i vdekur dhe 109 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore - Bota Sot
​Një i vdekur dhe 109 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

​Një i vdekur dhe 109 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 18:30
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 762 testime për të dyshuar me COVID-19 nga të cilët 109 kanë rezultuar pozitivë.

Në Shkup janë 20 raste, Kumanovë-16, Shtip-13, Kavadarc-1, Tetovë-3, Gostivar-10, Gjevgjeli-1, Radovish-2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Vinicë-3, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-7 dhe Negotinë-1.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 422 pacientë të shëruar nga koronavirusi, prej tyre më së shumti në Shkup -137, Shtip 93, Strugë 36, Kumanovë dhe Gostivar me nga 28, Tetovë 23, etj.

Ndërsa betejën me koronavirus e ka humbur një 70-vjeçare nga Shkupi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat