Përplasje mendimesh për rritjen e çmimit të rrymës në RMV - Bota Sot
Përplasje mendimesh për rritjen e çmimit të rrymës në RMV

Maqedonia

Përplasje mendimesh për rritjen e çmimit të rrymës në RMV

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 18:47
Foto Ilustrim

Vendimi i Komisionit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit të rrymës për 7,4% ka shkaktuar reagime të publikut, ndërkaq kanë ndodhur edhe protesta masive në disa qytete të vendit.

Nga arsyet e ndryshme të reagimit, duket se më i fuqishëm është ai i çmimit më të lartë në Evropë, nëse kjo krahasohet me përqindjen e rrogës mesatare.

Ndërmarrja shtetërore e energjisë MEPSO, e cila vitin e kaluar harxhoi 212,000 euro vetëm për mobilje, përfshirë kolltuqe prej lëkurës natyrale të viçit, u ankua se nëse çmimi i energjisë elektrike nuk rritet, nuk do kenë para për të punuar. Nga kompania thonë se nuk është korrekte të krahasohet çmimi i energjisë elektrike me pagën mesatare të qytetarëve.

“Krahasimi “paushall” i çmimit të megavat orë energji elektrike me pagën mesatare në vendin tonë është jo korrekt. Fatkeqësisht, në segmente të caktuara të shoqërisë sonë ka akoma paragjykime edhe për ndryshimin më të vogël të çmimit të energjisë elektrike; Disa nga kritikët e çmimit të energjisë elektrike, në të njëjtën kohë, janë të gatshëm të lënë mënjanë sasi të konsiderueshme për telefona celular dhe internet, shpesh dhe shumë më të lartë se fatura e energjisë elektrike”.

Për organizatorët e protestës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, deklarata e tillë nga MEPSO është e papërgjegjshme dhe në vend që të zgjidhin problemin, ato ndikojnë negativisht tek qytetarët.

Banorët e Tetovës, Gostivarit, Kumanovës njoftojnë se të premten përsëri do të dalin për të protestuar kundër çmimit të ri të energjisë elektrike. Kërkesat kryesore janë shpërbërja e Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe ulja e menjëhershme e çmimit të energjisë elektrike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat