Raportohen të infektuarit e parë nga ahengjet në plazhet e Ohrit - Bota Sot
Raportohen të infektuarit e parë nga ahengjet në plazhet e Ohrit

Maqedonia

Raportohen të infektuarit e parë nga ahengjet në plazhet e Ohrit

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 20:43
Ohër

Të rinj nga më shumë qytete të vendit të cilët janë në pushime në Ohër kanë raportuar simptoma të virusit korona dhe menjëherë janë kthyer te familet e tyre dhe te mjeku i tyre amë.

Edhe pse numri i saktë nuk bëhet i ditur, sipas përgjegjësve, është e qartë se bëhet fjalë për të rinj që kanë qenë në pushime në Ohër në ahengjet e organizuara, ku nuk ka pasur respektim të masave mbrojtëse.

Sipas TV Telmës, Qendra e Ohrit e Shëndetit Publik ka konfirmuar se në ditët e fundit kanë pranuar thirrje nga prindër dhe fëmijë të cilët në ato çaste kanë qenë në Ohër në pushime dhe te ata janë shfaqur simptoma të virusit korona.

Ata thonës e tani për tani janë hospitalizuar 11 persona me rezultat pozitiv të Covid-19, si dhe 11 të dyshimtë të tjerë, rezultatet e të cilëve priten. Dy nga të hospitalizuarit janë nga Shkupi.

Ndryshe, Inspektorati i Tregut dhe i Punës në javën e kaluar ka dënuar dhjetë persona juridik me nga 7000 euro pasi që kanë vendosur banaqe pa leje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat