BE miraton memorandumin për mirëkuptim, 160 milionë euro për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

BE miraton memorandumin për mirëkuptim, 160 milionë euro për Maqedoninë e Veriut

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 15:37
Ilustrim

Sot Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka miratuar Memorandumin për Mirëkuptim (MPM) për programet e ndihmës makro-financiare (NMF) me tetë partnerë. Marrëveshjet janë pjesë e Pakos për NMF, me vlerë prej 3 miliardë euro për dhjetë vende të cilat janë në proces të zgjerimit dhe vende nga fqinjësia, me synim tu dilet në ndihmë të kufizojnë kolapsin ekonomik nga pandemia me korona virusin.

Zbatimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë i këtyre programeve është indikator i rëndësishëm i solidaritetit të BE-së me këto shtete në kohë të një krize me përmasa të papara më parë.

Siç njofton AIM, Memorandumet për Mirëkuptim tashmë janë dakordësuar me Shqipërinë, Gjeorgjinë, Jordaninë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën.

Këto dokumente gjithashtu janë nënshkruar zyrtarisht me katër prej tyre: Kosovën, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën. Bisedimet për MpM-të me dy vendet e tjera – Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Tunizinë – janë duke u zhvilluar.

Për Maqedoninë e Veriut, kushtet për politikat për programin e tyre për NMF-në, në vlerë prej 160 milion euro, kanë të bëjnë me përforcimin e menaxhimit fiskal dhe transparencën, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e supervizionit të sektorit financiar, përmirësimin e mjedisit afarist dhe ballafaqim me papunësinë tek të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat