Dhuna ndaj Ibishit, përgatitet raporti - Bota Sot
Dhuna ndaj Ibishit, përgatitet raporti

Maqedonia

Dhuna ndaj Ibishit, përgatitet raporti

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 16:25
Erxhan Ibishi

Pas denoncimit të Erxhan Ibishit për dhunën e ushtruar në stacionin policor të Kumanovës, do të pasojnë kallëzime penale për policin Stefan Mihajloviq, i cili dyshohet se i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike, deri sa ai ishte i prangosur. Ministri i brendshëm Agim Nuhiu dyshon se raporti policor nuk ka arritur të mbledh të gjitha dëshmitë e palëve, ndaj kërkon të kyçet organi i akuzës.

 “ Sapo kam pranuar raportin fillestar nga kontrolli i brendshëm dhe personalisht nuk jam i kënaqur nga trajtimi që kanë bërë ata. Për arsye se mungojnë provat direkte dhe ato indirekte për të bërë një përshkrim të gjendjes faktike dhe kam kërkuar që të kyçet edhe prokuroria në proces-  deklaroi Agim Nuhiu, Ministër i Brendshëm.

 Erxhani u thirr në stacionin policorë edhe dje, për të dorëzuar dëshmitë para komisionit të kontrollit të brendshëm. Ai tha se policia në përpjekje për të minimizuar keqpërdorimet eventuale të kolegëve të tyre, nuk i kanë marrë si relevante fotografitë e plagëve të marra nga rrahja e 9 gushtit.

 “Gjatë kontrollit të brendshëm i dërgova fotografitë që i kam bërë si dëshmi dhe nga ana e djathtë nuk i pranonin. Sipas tyre kinse i kam sajuar me ‘photoshop’ apo nuk di se çfarë mendonin- pohoi Erxhan Ibishi, Personi i dëmtuar.

 Ndërkohë familja Ibishi ka angazhuar avokat për të ngritur padi ndaj policit Stefan Mihajlloviq për sjellje çnjerëzore apo torturë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

  “Me këtë mënyrë të sjelljes janë shkelur të gjitha të drejtat bazë të klientit tim, të cilat janë të garantuara me ligj dhe Kushtetutë të vendit tonë. Në rastin konkret, ekzistojnë elemente të veprës penale sipas nenit 142 dhe 143 të Kodit Penal- tha Aleksandra Bogdanoska, Avokate (0.15-0.37)

Policia, nuk përjashton mundësinë e pezullimit nga puna të policit të përfshirë në ngjarje. Por, kjo do të varet nga hetimi i prokurorisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat