Xhaferi: Pendarovski bën shkelje kushtetuese nëse ndan mandatin pa kryetar Kuvendi

Maqedonia

Xhaferi: Pendarovski bën shkelje kushtetuese nëse ndan mandatin pa kryetar Kuvendi

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 19:02
Talat Xhaferi

Kryetari në largim i Kuvendit, Talat Xhaferi në emisionin “10Minuta”, tha se Kryetari i shtetit bën shkelje kushtetuese nëse ndan mandatin pa kryetar Kuvendi.

“Antikushtetuese është ndarja e mandatit pa pasur kryetar të Parlamentit i cili do të vendos në funksion afatet tjera që duhet t’i përcjellë Parlamenti. Sepse Parlamentit i fillojnë afatet nga momenti kur merr informatën nga Kryetari i shtetit se është ndarë mandati. Dhe njeri i paautorizuar nuk mund ti informojë deputetët. Është formë e përshkrume në rregulloren juridike.

Çdo proces që mund të iniciohet mund ta vendos në pikëpyetje gjithë procesin zgjedhor që kanë mbaru deri më tani. Nëse dikujt i konvenon që mbi atë bazë duhet bërë le të urdhërojë le ta bëj, unë nuk bëhem pjesë e debatit publik të mëtutjeshëm ka institucione përkatëse që duhet të veprojnë me forcën e Ligjit mbi bazë të zërave të dëgjuar.

Kështu që besoj Ligji Kushtetues duhet të jetë institucioni i cili duhet të vepron në këtë dilemë, në formë preventive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat