Trajanov: Deri të premten do t’i jepet mandati Zaevit

Maqedonia

Trajanov: Deri të premten do t’i jepet mandati Zaevit

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 19:43
Pavle Trajanov

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë Pavle Trajanov për emisionin “Samo Vistina” tha se mandatari potencialë është Zoran Zaev dhe ai personalisht pret që mandati ti jepe liderit të LSDM-së më së voni deri ditën e premte dhe ai të përpiqet të formojë qeveri brenda 20 ditësh.

“Procesi po bëhet më i komplikuar sepse të gjitha angazhimet ishin për zgjedhje të shpejta, sepse ne nuk kemi një qeveri funksionuese dhe parlament, në mënyrë që ata të mund të merren me problemet e vështira në shëndetësi dhe në ekonomi. BDI dëshiron të jetë përfaqësuesi i vetëm legjitim i të gjithë shqiptarëve, gjë që nuk është kështu, sepse ka parti të tjera, ndërsa të mos harrojmë se shumë shqiptarë votuan për koalicionin “Mundemi”.

Unë mendoj se ka nacionalizëm përmes disa deklaratave ekstreme për të ngritur nivelin e procesit të negociatave, për të ngritur vijën e kuqe. BDI kishte një fushatë të mirë për të qenë në qendër të vëmendjes me Kryeministrin shqiptar dhe ata insistojnë në të me çdo kusht, gjë që është e papranueshme për mua personalisht”, tha Trajanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat