​Zaev nesër merr mandatin për formimin e Qeverisë

Maqedonia

​Zaev nesër merr mandatin për formimin e Qeverisë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 15:14
Zoran Zaev

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër në ora 12:00 do t’ia ndajë kreut të LSDM-së Zoran Zaev mandatin për formimin e Qeverisë së re.

Zaev, në emër të koalicionit “Mundemi”, e cila ka marrë numër më të madh të mandateve të deputetëve në Kuvend, e njoftoi presidentin Pendarovski për negociata me më shumë parti për sigurimin e shumicës së domosdoshme në Kuvend dhe për zgjedhjen e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat