Katër komuna të Shkupit me mbi 100 raste aktive me coronavirus

Maqedonia

Katër komuna të Shkupit me mbi 100 raste aktive me coronavirus

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 16:09
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.627 teste, ndërsa janë regjistruar 139 raste të reja të Covid-19, nga të cilat 30 raste janë nga Shkupi.

Katër nga komunat e Shkupit, Çairi, Aerdromi, Gazi Baba dhe Karposhi kanë mbi 100 raste aktive me coronavirus.

Në komunat e Shkupit, Çairi kryeson me 152 raste, Aerodromi me 132, Gazi Baba 103, Karposhi me 108, Buteli me 65, Qendra-98, Saraj-44, Kisella Voda-96, Gjorçe Petrovi-73, Studeniçan-35, Haraçinë-19, Ilinden-17, Shuto Orizare-81.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat