Dy viktima dhe 141 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

Dy viktima dhe 141 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore raportoi sot për dy pacientë të vdekur dhe 141 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 18485 mostrave. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 175 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me COVID-19 ka arritur në 532.

Në 24 orët e fundit si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në kushte spitalore jetë ka ndërruar një 88-vjeçare nga Shkupi, kurse në kushte shtëpiake jetë ka ndërruar një paciente 80-vjeçare nga Kërçova.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore me koronavirus janë diagnostikuar 12,357 persona, prej tyre, 8,662 janë shëruar, ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3,163.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat