Byrnes: Marrëveshja e Ohrit ndaloi ndarjet etnike

Maqedonia

Byrnes: Marrëveshja e Ohrit ndaloi ndarjet etnike

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 16:54
Kate Marie Byrnes

Ambasadorja amerikane në vend Kate Marie Byrnes shkroi sot në “Twitter” se Marrëveshja Kornizë e Ohrit është një moment historik i rëndësishëm që ndihmoi Maqedoninë e Veriut të ndërpresë ndarjet etnike.

“Sot shënohet përvjetori i 19-të i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, një moment historik i rëndësishëm që ndihmoi Maqedoninë e Veriut të bllokojë ndarjet etnike.

Mezi pres të punoj me të gjithë palët e interesuara për të rritur kohezionin shoqëror dhe mirëkuptimin ndëretnik në vitet e ardhshme”, shkroi Byrnes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat