Viti i ri mësimor, deri në klasën e tretë me prezencë fizike, të tjerët online

Maqedonia

Viti i ri mësimor, deri në klasën e tretë me prezencë fizike, të tjerët online

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:01
Foto Ilustrim

Nxënësit e klasës së parë e deri në të tretën do të fillojnë vitin e ri shkollor me prezencë fizike. Pjesa tjetër nga arsimi fillor dhe i mesëm do të ndjekin mësimin nga distanca. Këtë e propozoi Komisioni i Sëmundjeve Sëmundje Ngjitëse në takimin me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit. Të njëjtën e konfirmoi edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ai i Arsimit, Arbër Ademi duke shtuar se propozimi i Komisionit do të diskutohet në seancën e Qeverisë dhe më pas të merret vendimi përfundimtar.

Ndërkohë sipas informacioneve që siguroi Alsat, propozimi i Komisionit për mësimin nga distanca nuk do të përfshijë të gjitha komunat dhe shkollat. Ky komision propozon që shkollat në komunat ku ka numër të vogël të nxënësve të regjistruar dhe numër të vogël të paraleleve mësimi të organizohet dhe realizohet në formë klasike, me prezencë fizike në klasë, vetëm nëse gjendja epidemiologjike e komunës e lejon një gjë të tillë. Një ditë më parë, ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha se nuk përjashtohet mundësia që viti i ri shkollor 2020-21 të shtyhet. Sipas Ademit, çfarëdo vendimi që të merret duhen bërë ndryshime ligjore. Ademi tha se qëndrimi i tij personal është që shkollat të hapen dhe të funksionojnë varësisht gjendjes epidemiologjike.

Ndërkohë, kur bëhet fjalë për kopshtet, nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse informuan se do të diskutohet javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat