Dibër: Ulen çmimet e shtëpive, rriten qiratë

Maqedonia

Dibër: Ulen çmimet e shtëpive, rriten qiratë

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:59
Komuna e Dibres

Në një situate të këtillë kur ka një rënie të çmimit të shtëpive dhe rritje e çmimit të banesave, ka edhe një rritje të çmimit të qirave në banesat kolektive. Sot, në Dibër, një banesë dy dhomëshe mesatarisht me qira jepet për 150 euro edhe pse para disa viteve mund të gjendej edhe me më pak se 100 euro

Kohëve të fundit, në qytetin e Dibrës ka një luhatje të çuditshme të çmimeve të shtëpive dhe të qirave. Nga dita në ditë ulen çmimet e shtëpive edhe atë në të gjithë pjesët e qytetit. Por, përveç kësaj dukurie, ka dhe një dukuri tjetër me çmimet e qirave që shfrytëzohet për marrjen e banesave me qira nga një pjesë e familjeve dibrane. Në Dibër, si asnjëherë deri tani ka një rënie drastike të çmimit të shtëpive. Rënia e çmimeve është prezente si në pjesën e vjetër të qytetit, ashtu edhe në pjesën e re të qytetit. Mërgimtarët, por edhe popullata e re dibrane preferojnë më shumë të jetojnë në banesat kolektive, por jo edhe në shtëpitë individual.

Pikërisht ky është dhe shkaku i rënies së çmimit të shtëpive. Agjencitë për shitblerje që funksionojnë në qytet thonë se në pjesën e vjetër të qytetit, shtëpi mund të blihet për 30-40 mijë euro, kurse në pjesën e re të qytetit – çmimi sillet nga 50-70 mijë euro. Këto çmime nuk kanë qenë të këtilla deri para disa viteve, thonë burimet e njëjta. Interesimi për të jetuar në shtëpi individuale bie nga viti në vit, meqë blerës kryesor janë mërgimtarë që jetojnë dhe punojnë në shtete të Evropës dhe në SHBA. Po të njëjtin përcaktim e kanë edhe bashkëshortët e rinj, të cilët nuk i josh shumë shtëpia individuale, por kërkojnë banesa.

Në një situate të këtillë kur ka një rënie të çmimit të shtëpive dhe rritje e çmimit të banesave, ka edhe një rritje të çmimit të qirave në banesat kolektive. Sot, në Dibër, një banesë dy dhomëshe mesatarisht me qira jepet për 150 euro edhe pse para disa viteve mund të gjendej edhe me më pak se 100 euro. Qiratë për banesa më të mëdha arrijnë edhe në 200-250 euro. Kërkesat e shumta, sidomos të çifteve të reja pritet që në kontinuitet të ndikojnë në përcaktimin e çmimit të qirave për banesa.

Qiraxhinjtë thonë se çmimet janë tejet të larta, por rrugëdalje nuk kanë. “Jam duke kërkuar kredi për blerjen e një banese dhe derisa të më aprovohet kredia, jemi të detyruar të jetojmë me qira në një banesë në qendër të qytetit. Paguajmë 150 euro në muaj edhe pse banesa është e vjetër”, na thotë dibrani L.B. Ai me familjen e tij katër anëtarëshe në këtë benesë jeton më se një vit dhe këtu do të ngelë derisa t’i aprovohet kërkesa për kredi për blerjen e një banese. Një qiraxhi tjetër që jeton po në qendër të qytetit, punon në Dibër kurse është banor i një fshati të Dibrës. Ai thotë se paguan 150 euro një banesë 40 metra katrorë, meqë shpeshherë ndodh që në vendin e punës, të jetë i përcaktuar me ndërrime.

Interesimi i madh për të jetuar në banesë ka rritur edhe çmimin e tyre. Po ashtu dukshëm është rritur edhe interesi i investitorëve për të investuar në këtë sferë të ndërtimtarisë. Aktualisht në Dibër janë duke u ndërtuar gjashtë ndërtesa kolektive me mbi 150 banesa. Ky fakt qartë tregon interesin të investitorëve meqë tregu për shitjen e banesave është fitimprurës. Investitorët informojnë se mbi 70 për qind e banesave tashmë i kanë të shitura kryesisht tek familjet me çifte të reja, por edhe tek mërgata e cila gjatë vizitave që janë bën vendlindjes, shfrytëzojnë banesat të tyre.

Në bisedat që patëm me blerës të banesave, ata thonë se janë shumë më të sigurt duke investuar në banesat kolektive se sa në shtëpi individuale. Kjo situate dukshëm ka ndikuar edhe në çmimin e lartë që kanë banesat në Komunën e Dibrës. Mesatarisht një metër katror i banesave shitet nga 550 deri në 650 euro, çmim i cili është edhe më i lart edhe nga çmimet që ofrohen në qytetet turistike siç është Ohri dhe Struga,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat