19 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Osmani: U kemi borxh implementimin!

Maqedonia

19 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Osmani: U kemi borxh implementimin!

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 21:19
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në përvjetorin e 19-të, të nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, e ka kujtuar këtë ngjarje madhore, duke e cilësuar me “pothuajse dy dekada përplot punë dhe sfida, me shumë suksese dhe rënie”.

Z. Osmani ka cekur se ju kemi borxh më së shumti atyre që me sakrificë luftuan për barazinë tonë, duke implementuar postulatet e Marrëveshjes.

Ja postimi i z. Osmani:

Nëntëmbëdhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit; pothuajse dy dekada përplot punë dhe sfida, me shumë suksese dhe rënie. U kemi borxh më së shumti atyre që me sakrificë luftuan për barazinë tonë, dhe marrim obligimin pikërisht ndaj tyre që tu dalim hakut përmes suksesit në implementimin e postulateve të Marrëveshjes.
Gëzuar 13 Gushti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat