Maqedoni: Janë realizuar katër mijë telefonata për mbështetje psikologjike gjatë pandemisë

Maqedonia

Maqedoni: Janë realizuar katër mijë telefonata për mbështetje psikologjike gjatë pandemisë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 12:17
Ilustrim

Klinika e Psikiatrisë në Shkup ka bërë të ditur se gjatë kohës së pandemisë Covid-19, respektivisht duke filluar nga muaji mars i vitit 2020, janë realizuar 4.000 telefonata për mbështetje psikologjike.

Në linjën e parë për mbështetje psikologjike të personave të rritur në vetizolim, ka realizuar gjithsej 2.200 biseda.

Në linjën e dytë për mbështetje të prindërve si dhe prindërve me fëmijë me nevoja të veçanta janë realizuar gjithsej 500 telefonata.

Në linjën e tretë për mbështetje psikologjike të grave shtatzëna janë realizuar 50 telefonata.

Gjatë shpalljes së gjendjes së krizës në Dibër dhe Qendër Zhupë janë realizuar 1000 telefonata për mbështetje psikologjike.

Nga Klinika njoftojnë se telefonatat janë realizuar edhe në gjuhën shqipe.

Linjat e telefonit për përkrahje psikologjike janë:

-Përkrahje psikologjike për të rritur; 072/919-009

-Përkrahje psikologjike për fëmijë, adoleshentë dhe prindërit e tyre 072/912-979

-Përkrahje psikologjike për gratë shtatzëna dhe lehonat 078/378-766

-Përkrahje psikologjike në gjuhën shqipe 070/291-657

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat