Reagon EVN: Dënojmë çdo formë të dhunës dhe vandalizmit

Maqedonia

Reagon EVN: Dënojmë çdo formë të dhunës dhe vandalizmit

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 12:56
Veturat duke i djegur

EVN Maqedoni ka reaguar në lidhje me incidentet e mbrëmshme, ku dy makina të tyre janë djegur në Tetovë.

Nga EVN thonë se e dënojnë çdo formë të dhunës dhe vandalizmit dhe nuk e dinë pse protestat janë drejtuar drejt tyre.

“Dënojmë çdo formë të dhunës dhe vandalizmit. Edhe përkundër faktit që kryesi i veprës është arrestuar, EVN ndërmori masa për mbrojtje të punonjësve të saj dhe pronës. Kemi mirëkuptim për protesta paqësore, edhe pse nuk e dimë pse të njëjtat janë të drejtuara kundër nesh”, thuhet në reagim.

Ndryshe, mbrëmë në qytetin e Tetovës në dy lokacione të ndryshme janë djegur dy vetura të EVN-së, ndërsa gjatë ditës së sotme është arrestuar një person, i cili sipas policisë është përgjegjës për aktet e djegies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat