BDI-LSDM: Janë konfirmuar parimet e koalicionit qeverisës

Maqedonia

BDI-LSDM: Janë konfirmuar parimet e koalicionit qeverisës

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 16:24

Negociatat për formim të Qeverisë së re mes LSDM-së dhe BDI-së vazhdojnë në nivele të ndryshme. Përmes komunikatës së përbashkët, LSDM dhe BDI konfirmojnë se tashmë i kanë përcaktuar parimet mbi të cilat do të bazohet qeveria e re dhe se tani po përgatiten për hapat e radhës siç janë: përpunimi i programit të detajuar për punë dhe definimi i propozimeve për kuadro të përshtatshme, të përgatitura, të ndershme dhe të afta.

Dy partitë shprehen të bindura se kjo qasje do të shpie në marrëveshje përfundimtare për Qeveri me mandat të plotë katër-vjeçar, e cila do të votohet në Kuvend dhe si e tillë do t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve njësoj dhe do ta vazhdojë partneritetin me aleatët euro-atlantik.

Dy palët negociuese nuk zbulojnë nëse i kanë tejkaluar dallimet rreth të parit të ekzekutivit, ndërsa negociatat do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

“Konsultimet në nivele të ndryshme midis BDI dhe LSDM vazhdojnë edhe sot. Parimet mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme janë konfirmuar, dhe ato janë komunikuar para opinionit disa herë. Ne po përgatitemi për hapat e lltonë të ardhshëm, siç është përgatitja e një programi të detajuar të punës dhe përcaktimi i propozimeve me drejtues të institucioneve të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë”.

“Ne besojmë se kjo qasje do të çojë në një marrëveshje përfundimtare dhe një Qeveri me një mandat të plotë katër vjeçar që do të miratohet në Kuvend, do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe do të vazhdojë partneritetin me aleatët tanë euro-atlantik”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat