Komiteti për Qëndrueshmëri Financiare: Qytetarët të jenë të qetë, sistemi bankar është i qëndrueshëm dhe i sigurt

Maqedonia

Komiteti për Qëndrueshmëri Financiare: Qytetarët të jenë të qetë, sistemi bankar është i qëndrueshëm dhe i sigurt

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 18:31
Foto Ilustrim

Edhe pas heqjes së lejes për themelim dhe punë të “Bankës Eurostandard” SHA Shkup, qytetarët duhet të jenë të qetë – sistemi bankar është dhe mbetet i qëndrueshëm dhe i sigurt. Të qëndrueshme dhe të sigurta janë të gjitha bankat e tjera, si dhe kursimoret”.

Këtë sot e bëri të ditur Komiteti për Qëndrueshmëri Financiare, duke shtuar se qëndrueshmëria financiare vazhdimisht po forcohet dhe për këtë kyç është kontributi pikërisht në qëndrueshmërinë dhe sigurinë e sistemit bankar.

“Ai është një nga shtyllat më të fuqishme të ekonomisë vendore, në të cilin gjithmonë munden dhe do të munden të mbështeten qytetarët dhe kompanitë, dhe ekonomia në tërësi. Heqja e lejes për themelim dhe punë të “Bankës Eurostandard” SHA Shkup është investim në ruajtjen e mëtutjeshme të qëndrueshmërisë së sistemit bankar dhe të qëndrueshmërisë financiare në tërësi”, konstatoi Komiteti për Qëndrueshmëri Financiare në mbledhjen e sotme të Komitetit për Qëndrueshmëri Financiare.

Gjatë shqyrtimit të treguesve për sistemin bankar, në kontekst të heqjes së lejes për themelim dhe punë të “Bankës Eurostandard” SHA Shkup dhe efekteve ndaj sistemit, mes tjerash ishin sjellë disa përfundime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat