​BDI mban kryeparlamentarin, merr kryeministrin në 100 ditët e fundit të mandatit

Maqedonia

​BDI mban kryeparlamentarin, merr kryeministrin në 100 ditët e fundit të mandatit

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 18:52
Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev

Bashkimi Demokratik për Integrim do të marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në mandatin e ri qeverisës, ndërsa në 100 ditët e fundit të mandatit kryeministri do të zgjidhet nga partia e Ali Ahmetit.

Kjo është bërë e ditur nga ana e kryetarit i LSDM-së Zoran Zaev, pas zyrtarizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje LSDM-BDI Zaev.

Ai tha se me partinë e Ali Ahmetit janë pajtuar që 100 ditë e fundit të qeverisë, kryeministri të propozohet nga BDI.

“Qeveria e Përzhinës më s’do të funksionojë për shkak të problemeve në të kaluarën. Por, kur vinë zgjedhjet, të gjitha partitë duhet të ndjehen të barabarta, kështu që LSDM do të pranojë që 100 ditë para zgjedhjeve, me propozim të BDI-së, të zgjidhet një kryeministër i ri”, ka thënë Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat