Coronavirusi zvogëloi numrin e aksidenteve në Maqedoni

Maqedonia

Coronavirusi zvogëloi numrin e aksidenteve në Maqedoni

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, nga janari deri në korrik të këtij viti, dukshëm është zvogëluar numri i intervenimeve te personat në gjendje të alkoolizuar dhe persona të lënduar në aksidente në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, për shkak të dendësisë së zvogëluar të lëvizjes dhe masat e vendosura për parandalimin e coronavirusit.

Nga 1 janari deri më 31 korrik janë regjistruar intervenime te 5 adoleshentë deri në 18 vjet në gjendje të alkoolizuar, ndërsa në vitin 2019 janë regjistruar te 20 adoleshentë. Po ashtu është ulur numri i intervenimeve edhe te personat e moshuar.

Ndryshe, vetëm në mars, janë regjistruar gjithsej 43 intervenime te persona të alkoolizuar. Në krahasim me vitin e kaluar për muajin e njëjtë, ka pasur gjithsej 75 intervenime apo 32 më shumë.

Po ashtu është vërejtur edhe zvogëlim te numri i personave të lënduar në aksidente. Në mars të këtij viti, ka pasur gjithsej 87 persona të lënduar, që është për 23 më pak në krahasim me të njëjtin muaj vitin e kaluar, ndërsa në prill në aksidente janë lënduar 60 presona apo 45 më pak në krahasim me prillin e vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat