Filipçe kërkon përgjegjësi për organizimin e koncertit në Manastir

Maqedonia

Filipçe kërkon përgjegjësi për organizimin e koncertit në Manastir

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 09:00
Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi shkeljen e rëndë të protokolleve në koncertin e Petar Grasho në Heraklea dhe u bëri thirrje autoriteteve që të reagojnë dhe të sanksionojnë siç duhet të gjithë ata që shkelin protokollet e vendosura në luftën kundër coronavirusit.

Nuk mund të hesht për shkeljen e rëndë të protokolleve në koncertin e Petar Grasho në Heraklea në Manastir.

“Komisioni për sëmundje infektive dhe unë personalisht patëm disa takime me organizatorët e ngjarjeve në qershor, në të cilin bashkërisht përcaktuam protokollet e miratuara tashmë, sipas të cilave, përveç të tjerave, ngjarjet zhvillohen vetëm jashtë, me një maksimum 50% të kapacitetit të planifikuar, distanca e detyrueshme ndërmjet vizitorëve prej 1.5 metra, mbajtja e detyrueshme e maskës dhe dezinfektimi i duarve dhe matja e temperaturës gjatë hyrjes për secilin vizitor.

“Organizatori i ngjarjes është i detyruar të sigurojë prani të detyrueshme të një shërbimi të sigurisë që do të kontrollojë zbatimin e protokolleve dhe masave të përcaktuara, me të drejtën për të larguar çdo vizitor që nuk do t’i respektojë ata”, ka shkruar Filipçe në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat