Së shpejti fillon kthimi i kursimeve të qytetarëve të cilët paratë e tyre i kishin te banka “Eurostandard”

Maqedonia

Së shpejti fillon kthimi i kursimeve të qytetarëve të cilët paratë e tyre i kishin te banka “Eurostandard”

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Një lajm i mirë vjen për të gjithë ata qytetarë të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë kursyer paratë e tyre në bankën e familemtuar “Eurostandard”.

TV Telma raporton se nga java e ardhshme do të fillojë pagesa e kursimeve. Këtë e konfirmon Fondi i Sigurimit të Depozitave.

Pritet që menaxheri i falimentimit ta dorëzojë listën e personave fizikë dhe juridikë të cilët kursimet e tyre i kanë në këtë bankë.

Kthimi i kursimeve do të kryet nëpërmjet katë bankave, ndërkaq shuma më e lartë e kthimit do të jetë 30 mijë euro.

Ata të cilët kanë mbi 30 mijë euro kursime, të njëjtat dë t’i marrin nëpërmjet fondit të falimentimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat