Pesë viktima dhe 119 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Pesë viktima dhe 119 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.065 testime, ndërsa janë regjistruar 119 raste të reja me Covid-19.

Sipas qyteteve në: Shkup-53, Kumanovë-9, Shtip-4, Prilep-13, Tetovë-4, Strugë-2, Veles-1, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar-6, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçan-3, Pehçevë-2, Berovë-5, Dellçev-6, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-3, Negotinë-1.

Pesë persona vdiqën, dy pacientë nga Shkupi (49 dhe 50), një pacient nga Tetova (46), një pacient nga Kumanova (63) dhe një pacient nga Prilepi (82). Të gjithë vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 13.914.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat