Shkollat, dëshpërim nga shtyrja e mësimit

Maqedonia

Shkollat, dëshpërim nga shtyrja e mësimit

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 16:58
Shkolla

Shtyrja e vitit shkollor për më 1 Tetor ka dëshpëruar disa udhëheqës të shkollave dhe mësimdhënës pasi shumë prej shkollave tashmë kishin kryer përgatitjet e fundit për mësim nga shtatori. Drejtuesit e Shkollës Fillore “Liman Kaba” të fshatit Luboten kanë dorëzuar kërkesa që mësimi të realizohet me prani fizike për shkak të numrit të ulët të nxënësve në klasa.

“Nuk kemi arsimtarë që nuk është dakord që të jetë prezent në shkollë, të gjithë shprehin gatishmëri që mësimi të filloj me prezencë fizike, mund të them që kanë qenë edhe të dëshpëruar për këtë afat që nuk arritëm të fillojmë në shtator- deklaroi Senat Saliu, Pedagog i sh.f “Liman Kaba” f.Luboten.

Pedagogu Saliu tha se frika më e madhe nga mësimi online është mospërfshirja e gjithë nxënësve në mësim për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të familjeve të tyre.

“Kemi shumë nxënës që kanë ndihma sociale dhe nuk mund të arrijnë që të blejnë një paisje elektronike për të mbajtur mësimin online. kështuqë do të ketë mungesë të nxënësve gjatë mësimit online dhe me ato probleme jemi ballafaquar edhe më herët. Shkolla numëron diku 390 nxënës dhe lista e parë që ka qenë që unë kam dërguar në Ministrinë e Arsimit ka qenë diku 120 deri në 150 nxënës që nuk I plotësojnë kushtet’ tha Senat Saliu, pedagog I sh.f “Liman Kaba” f.Luboten.

Kryeministri në largim Oliver Spasovski tha se anulimi i fillimit të vitit shkollor ka dy arsyetime, atë mjekësor, për shkak të gjendjes epidemiologjike dhe pamundësia për ndryshime ligjore.

“Në këtë periudhë nuk kemi pasur Kuvend dhe nuk kemi pasur Qeveri e cila mund të sjellë vendime reale pasi sipas ligjit zgjedhor është përkufizuar se deri në formimin e Qeverisë së re nuk guxon të sillen një sërë vendimesh, ndërsa nuk kemi mundësi për ndryshime ligjore. Nëse nuk duhet mësim onlajn, duhet të ndryshojë ligji’- deklaroi Oliver Spasovski, kryeministër

Viti shkollor do të fillojë më 1 Tetor. Kështu u vendos në seancën e fundit të Qeverisë ku dhe u miratuan protokollet për realizim të procesit mësimor me prani fizike të nxënësve. Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën duhet të shkojnë në Shkollë, ndërsa mësim të detyrueshëm online do të ndjekin nxënësit nga klasa e katërt fillore, deri në vitin e katërt në shkollë të mesme.

Megjithatë për të mundësuar kthimin e këtyre nxënësve në shkollëQeveria vendosi të formojë një grup pune me përfaqësues nga Ministritë e Shëndetësisë dhe Arsimit dhe Zyra e Kryeministrit, i cili do të monitorojë situatën dhe do të japë një mendim për gatishmërinë e shkollave fillore dhe të mesme për kryerjen e mësimit në kushte të Covid-19 sipas kërkesave të paraqitura nga komuna për organizimin e mësimdhënies me prani fizike. Por, nga Qeveria kujtojnë se mësimi me prani fizike mund ta kërkojnë vetëm ato shkolla ku numri i nxënësve nuk tejkalon 20 fëmijë ndërsa sigurohet distancë prej 1.5 metër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat