Maqedoni, janë përdorur vetëm një e pesta e vauçerëve për turizëm

Maqedonia

Maqedoni, janë përdorur vetëm një e pesta e vauçerëve për turizëm

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 14:09
Foto Ilustrim

Vetëm një e pesta e vauçerëve për pushime verore janë përdorur deri më tani gjatë sezonit turistik veror që po largohet. Që nga 25 gusht, 20.673 qytetarë përdorën vauçerët për turizëm vendas, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që u dhanë ishte 117.122, ndërsa vlefshmëria e tyre filloi që nga 15 korriku.

“Sipas Uebit të platformës, mund të konkludohet se në rajonin Ohër-Strugë janë përdorur 50 përqind të vauçerëve, në zonat malore në Mavrovë, Kodrën e Diellit, Berovë dhe Pelister janë pëdorur 25 përqind, ndërsa 25 përqind edhe në Dojran, Resnjë dhe Krushevë”, thonë për “Slloboden Peçat” nga Ministria e Ekonomisë.

Me vauçerët me vlerë 100 euro, qytetarët mund të kalojnë pushimet e tyre në vend, në mënyrë që të nxisin turizmin vendas gjatë pandemisë. Kjo masë përfshin të gjithë ata që marrin pagë më pak se 15.000 denarë, ndërsa afati e shfrytëzimit është deri në fund të vitit, pra deri më 15 dhjetor. Vauçeri mund të përdoret në hotelet e vendit dhe kapacitete të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat