Muajin e ardhshëm LSDM dhe BDI do të shpërndajnë vendet e drejtorëve

Maqedonia

Muajin e ardhshëm LSDM dhe BDI do të shpërndajnë vendet e drejtorëve

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 14:33
Foto Ilustrim

Është ende herët për të diskutuar shpërndarjen e pozitave të drejtorëve me BDI-në sepse nuk është e rëndësishme kush do të udhëheqë, por nëse kuadri është përgjegjës për ato pozicione, tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

“Në Qeverinë e mëparshme, unë u bëra Kryeministër më 1 qershor 2017, ndërsa atë e vendosëm diku në gusht, përse, sepse nuk ka shpërndarje se kush ku do të ketë përgjegjësinë, por kuadri që ofrohet në tryezë si një potencial që ne kemi. Sigurisht që jo vetëm partitë politike, por edhe ekspertët dhe profesionistët në vend dhe kështu do t’i përcaktojmë ata”, tha Zaev.

Ai shtoi se kjo do të mund të ndodhte në shtator, kur ato vendime të merren, në mënyrë që këto çështje të zgjidhen deri në fillim të tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat