Kërcënohet ish-deputetja e VMRO’së që kërkoi largimin e Mickoskit

Maqedonia

Kërcënohet ish-deputetja e VMRO’së që kërkoi largimin e Mickoskit

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 16:57
Vesna Damçevska-Ilievska

Ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së, Vesna Damçevska-Ilievska mbrëmë është kërcënuar, për shkaqe që ajo thotë, se ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Ajo kërcënuesin e ka paraqitur në polici ndërsa thotë se është një i ri që është nxitur nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së.

Ajo është pjesë e iniciativës për dorëheqjen e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe organizimin e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë pas humbjes në zgjedhjet kuvendare në Maqedoni.

“Kërkesa për dorëheqje është akt demokratik. Por, dërgesa e objekteve kërcënuese para shtëpisë së një ish-deputetje vetëm se ka kërkuar përgjegjësi nga kryetari është e papranueshme. Sjelljet tinzare nuk mund të mbulojnë demokracinë në parti” thotë ish deputetja Vesna Damçevska-Ilievska.

Përndryshe, nga MPB-ja thonë se janë thirrë dy persona në bisedë informative që të fillojnë procedurat për kërcënim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat