Lëvizja Besa: Do të jemi zëri i çdo qytetari

Maqedonia

Lëvizja Besa: Do të jemi zëri i çdo qytetari

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 15:06
Lëvizja Besa

Lëvizja Besa nëpërmjet një kumtese për media thotë se në qeverinë e re ata do të jenë zëri i çdo qytetari dhe do të angazhohen fuqishëm për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale në vend.

Kjo parti e cila me katër deputetët e saj e ka votuar qeverinë e re, thotë se ka qenë më meritorja për krijimin e shumicës në Kuvend dhe fitoren e koalicionit parazgjedhor “Mundemi”.

“Mbrëmë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut u votua Qeveria e re. Nga sot, vendi ka institucione të krijuara që do të jenë në shërbim të qytetarëve. Lëvizja BESA uron gjithë qytetarët e vendit dhe në veçanti, iu uron sukses atyre që kanë marr përgjegjësi në ekzekutiv. Lëvizja BESA do të jetë zëri i çdo qytetari. Do të angazhohemi fuqishëm në përmirësimin e gjendjes ekonomike, sociale dhe hapjen e vendeve të reja të punës”.

“Qeveria e re do të jetë sfidë për të gjithë ne dhe se zotimet tona gjatë fushatës, do t’i realizojmë gjatë qeverisjes. Vlen të theksohet fakti që, Lëvizja BESA ishte më meritorja për krijimin e kësaj shumice, duke bërë diferencën dhe duke ia mundësuar koalicionit “Mundemi” fitore të pastër në zgjedhjet e 15 Korrikut”, thonë nga Lëvizja Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat