​Talat Xhaferi pret në takim ambasadorin shqiptar Fatos Reka

Maqedonia

​Talat Xhaferi pret në takim ambasadorin shqiptar Fatos Reka

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 09:21
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, priti sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Shkup Fatos Reka, me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Ambasadori Reka tha se zgjedhjet e fundit e konfirmuan rëndësinë dhe kapacitetin demokratik të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa, kryetari Xhaferi tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë në nivel të lartë, me dialog intensiv politik në nivele të ndryshme dhe bashkëpunim në numër të konsiderueshëm të fushave me interes të ndërsjellë.

Ai tha se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe gjatë këtij mandati, dhe se së shpejti pritet formimi i grupit për bashkëpunim me Parlamentin e Shqipërisë, me çka do të vazhdojë bashkëpunimi i vendosur i afërt me grupin e bashkëpunimit në parlamentin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat