Infektohet me coronavirus kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, komuna nuk punon deri më 9 shtator

Maqedonia

Infektohet me coronavirus kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, komuna nuk punon deri më 9 shtator

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 14:42
Kriva Pallanka

Kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, Borjanço Micevski bëri të ditur se është infektuar me virusin COVID-19.

Ky është rasti i tretë i të infektuarve me Kovid-1 në komunë për çka vetëqeverisja nuk do të punojë deri më nëntë shtator.

“Ju informoj se pas paraqitjes së rastit të dytë pozitiv të Covid-19 nga radhët e administratës komunale, dje bëra testin i cili doli pozitiv. Për këtë arsye gjatë periudhës së ardhshme do të vetëizolohem. Në të njëjtën kohë të gjithë të punësuarit nga sot deri më 9 shtator do të lirohen nga obligimet e punës, ndërsa komuna nuk do të punojë përveç për raste urgjente dhe të paanulueshme”, shkroi Micevski në Facebook, duke ju bërë thirrje të gjithë qytetarëve t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e autoriteteve kompetente.

Micevski thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka pasur vetëm temperaturë.

Ekipet e shërbimit higjieniko-epidemiologjik të Qendrës për Shëndet Publik, Kriva Pallankë tashmë janë duke bërë dezinfektimin e plotë të hapësirave të punës dhe autoparkut në komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat