Maqedoni: Paralajmërohen testime për coronavirus që japin rezultate për 40 minuta

Maqedonia

Maqedoni: Paralajmërohen testime për coronavirus që japin rezultate për 40 minuta

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot deklaroi se në Klinikën për Pulmologji dhe Alergologji, do të ketë testime, të cilët për 40 minuta do të tregojnë nëse pacientët janë të infektuar me coronavirus, ose ndonjë virus tjetër.

“Testimet kanë qenë deri tani, por ka munguar pjesa për Sars-Cov2. Aparati i tillë do të instalohet në ambulantën për Klinikë për Pulmologji, si dhe Klinikën për Sëmundje Infektive. Për 40 minuta do të mund të detektohet nëse paienti është pozitiv me COVID-19 ose ndonjë virus tjetër, të cilët paraqiten gjatë muajve të vjeshtës”, tha Filipçe.

Ndryshe, Filipçe dhe drejtori i Klinikës për Pulmologji Dejan Dokiq, e lëshuan në përdorim departamentin e ri modular, të vendosur në ndërtesën e klinikave interne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat