Tre të vdekur e 92 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Tre të vdekur e 92 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Tre persona kanë vdekur në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë regjistruar 92 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me COVID-19 në 15.090.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se betejën me COVID-19 e kanë humbur tre persona, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në 617.

Ministria ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 86 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat