Pendarovski: Vitet e ardhshme të jetojmë më mirë se deri më tani

Maqedonia

Pendarovski: Vitet e ardhshme të jetojmë më mirë se deri më tani

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 14:48
Stevo Pendarovski

Para pothuajse tre dekadave, në vitin 1991, në referendum, bindshëm shumica e qytetarëve tanë votuan të jetojnë në një Republikë të pavarur, të lirë dhe demokratike të Maqedonisë.

Prej atëherë kemi pasur ngritje dhe ulje në luftën për vlera demokratike, tha Stevo Pendarovski me rastin e 8 Shtatorit, Ditë së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Rrugën nëpër të cilën atëherë u nisëm nuk është e lehtë, ajo kërkon politikanë të cilët të marrin vendime në interes të qytetarëve, institucione transparente, dialog të vazhdueshëm midis pushtetit dhe opozitës, sektor civil i cili e rishikon punën e secilit pushtet dhe mediave të lira të cilët punojnë për interesin publik, e jo nën diktat të politikës apo biznesit. Gjithashtu, demokracia nuk njeh diskriminim mbi bazë të përkatësisë kombëtare apo etnike, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, orientimit seksual, origjinës sociale, fetare apo bindjes politike, aftësive të kufizuara apo në çfarëdo baze tjetër”, tha Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat