Ismail Jahoski: Në asnjë moment nuk kam dalë nga grupi parlamentar i BDI, ishte gabim teknik

Maqedonia

Ismail Jahoski: Në asnjë moment nuk kam dalë nga grupi parlamentar i BDI, ishte gabim teknik

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 17:16
Ismail Jahoski

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ismail Jahoski nëpërmjet një njoftimi të lëshuar për mediat, mohon daljen nga grupi parlamentar i BDI-së.

“Më lejoni t’ju informoj se unë, Ismail Jahoski, i zgjedhur si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga lista e BDI-së, në asnjë moment nuk kam dalë nga grupi parlamentar, dhe as nuk jam distancuar nga agjenda politike zgjedhore e BDI-së”, shkruan Jahoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Jahoski thotë se figurimi i tij si deputet i pavarur në ueb-faqen e Kuvendit është një gabim teknik i cili do të përmirësohet gjatë ditëve në vijim.

Ndryshe, Jahoski u zgjodh deputet në njësinë zgjedhore numër 5, ndërsa në listën ishte i dytë nga radhët e BDI-së. Në opinion njihet si një nga politikanët më të pasur në Maqedoni. Ai disa herë ka qenë kryetar i Komunës së Pllasnicës, ndërsa është pronar i një kompanie në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat