Universitetet zhvillojnë sondazhe për mënyrën e mësimit gjatë pandemisë

Maqedonia

Universitetet zhvillojnë sondazhe për mënyrën e mësimit gjatë pandemisë

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 17:33
Foto Ilustrim

Një pjesë e universiteteve i kanë përfunduar dhe pjesa tjetër janë duke i zhvilluar akoma sondazhet me studentët për mënyrën e realizimit të mësimit në kohë pandemie.

Këtë e njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në takimin e ministres Carovska me rektorët e universiteteve është konstatuar se nevojitet analizë e tërësishme që do të ndihmojë në krijimin e politikave për përmirësimin dhe përparimin e universiteteve dhe veprimtarisë shkencore në vend.

Ndërkohë, akoma nuk ka një vendim për mënyrën e punës së tyre dhe shtyrjen eventuale të fillimit të procesit akademik, për shkak të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat