Apasiev: Kam marrë kërcënime për jetën time dhe të familjarëve

Maqedonia

Apasiev: Kam marrë kërcënime për jetën time dhe të familjarëve

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 12:07
Dimitri Apasiev

Kryetari i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev, thotë se ka marrë kërcënime për jetën e tij dhe familjarëve të tij, pas statuseve që i publikoi në Facebook, për të cilat Prokuroria ka hapur lëndë.

Apasiev sot ka dhënë dëshmi në Prokurori, ndërsa tha se në mesazhet e tij për opinionin çdo herë i është përmbajtur praktikave të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe më tej.

Apasiev tha se nuk do të ndalet me publikime në rrjetet sociale, duke shtuar se nuk pret aktakuzë ndaj tij, por kallëzime penale për ata që e kanë denoncuar për përhapje të urrejtjes.

Ndryshe, Mersiha Smailloviq dhe Tanja Milevska nëpërmjet Komitetit të Helsinkit kanë denoncuar Apasievin, për statusin e tij pas zgjedhjeve kuvendare. Ai pasi u zgjodh deputet në Facebook shkroi: “kot nga lëpiheni, do t’ju gjuajmë të gjithëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat