MPB vazhdon me kontrollet e përforcuara: 376 sanksione në Shkup

Maqedonia

MPB vazhdon me kontrollet e përforcuara: 376 sanksione në Shkup

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 12:44
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshje (15.09) vazhdoi me kontrollet e përfocuara në komunikacion.

Sipas njoftimit të policisë, në Shkup janë shqiptuar 376 sanksione, prej të cilëve 23 persona kanë vozitur pa leje vozitje, 105 persona kanë tejkaluar shpejtësinë, 22 automjete kanë qenë të paregjistruara, janë dënuar 35 motoçiklistë dhe janë konfiskuar 5 motorë.

Po ashtu janë shqiptuar 57 dënime për parkime ilegale dhe 60 automjete janë ngritur nga automjeti special ‘Karoteci’. Në Shkup gjatë ditës së djeshme janë dhënë edhe 100 dënime për mosmbajtje të maskës.

“Kontrollet e përfocuara vazhdojnë dhe gjatë ditëve në vijim. Ju bëjmë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat