Lehonat dhe nënat e fëmijëve deri 6 vjeç protestojnë sot para Qeverisë

Maqedonia

Lehonat dhe nënat e fëmijëve deri 6 vjeç protestojnë sot para Qeverisë

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 14:55
Qeveria e Maqedonisë

Lehonat dhe nënat e fëmijëve deri në moshën gjashtë vjeç paralajmëruan për sot një protestë para Qeverisë, kundër vendimit që i detyron ata të përfundojnë pushimin e zgjatur të lehonisë dhe të kthehen në punë. Nënat po kërkojnë ndryshimin e vendimit, pra zgjatjen e pushimit deri në fund të vitit, siç rekomandoi më parë Komisioni për Sëmundje Infektive.

Nga e mërkura e ardhshme, gjegjësisht 23 shtatori në punë kthehen prindërit e fëmijëve deri gjashtë vjet, personat që kanë shfrytëzuar pushimin e vazhduar të lindjes, ndërsa gratë shtatzëna vazhdojnë t’i shfrytëzojnë masat, gjegjësisht lirohen nga shkuarja në punë. Në pajtim me vendimin e qeverisë në vendet e punës më 23 shtator kthehen edhe të sëmurët kronik me përjashtim të personave, te të cilët sëmundja është në fazën e përkeqësimit dhe ato me sëmundje malinje, për të cilët është dhënë vërtetim me udhëzim dhe mendime nga mjeku specialit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat