Delegacioni i Sindikatës policore të Maqedonisë për vizitë pune në Agjencinë e Zbulimit

Maqedonia

Delegacioni i Sindikatës policore të Maqedonisë për vizitë pune në Agjencinë e Zbulimit

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 15:09
Delegacioni i Sindikatës Policore të Maqedonisë së Veriut

Delegacioni i Sindikatës Policore të Maqedonisë së Veriut (SPMV) i kryesuar nga kryetari Marjan Kicev dhe sekretari i përgjithshëm Kiro Trajkovski realizoi takim pune me drejtorin e Agjencisë së Zbulimit, Erold Musliu.

Në takim, siç kumtoi SPMV, drejtori i AZ Musli, e ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit të mirë me Sindikatën e policisë si sindikatë e vetme përfaqësuese për të punësuarit në Agjencinë e Zbulimit dhe gatishmërinë e bashkëpunimit në interes të të punësuarve.

“Qëllimi i vetëm i Sindikatës Policore të Maqedonisë është të vazhdojmë me bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me udhëheqësinë e Agjencisë së Zbulimit me qëllim të sigurimit të kushteve më të mira për punë dhe përmirësimin e standardit të të punësuarve në Agjencinë e Zbulimit”, theksoi Marjan Kicev në fjalimin para të pranishmëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat